Sport

Gjeorgjia fitoi kundër nesh si Shqipëria kundër Ukrainës, iu kujtohet Broja me Hungarinë? –

Shqipëria humbi kundër Gjeorgjisë në shtëpi në shifrat 0-1. Pas fitores kundër Ukrainës, kuqezinjtë i shtrëngojnë dorën kundërshtarit dhe pranojnë në një farë mënyre, se surpriza aktuale në Europë është Gjeorgjia dhe jo ne. Një derbi i tillë ishte ndeshja e sotme, mes dy Kombëtareve që kanë marrë vëmendjen më të madhe në Europë për rezultatet e papritura, për fatin e keq, në fund fitoi Gjeorgjia.

Pyetja që të gjithë shtrojnë është: “Çfarë ndodhi sot, përse humbëm?”. Pikësëpari duhet të kuptojmë se Shqipëria e ka të vështirë të luajë me dy mesfushorë dhe me Bajramin të avancuar pas sulmuesit. E provuam me Italinë dhe prodhuam ndeshjen më të dobët në Europian dhe ndoshta në epokën Silvinjo. Me Kroacinë dhe Spanjën u kthye Qazim Laçi në mesfushë duke përbërë një qendër me tre mesfushorë dhe Bajrami kaloi në krahun e majtë të sulmit, për të dhënë më shumë siguri.

Sigurisht që një skemë e tillë është problem pasi sakrifikon Arbër Hoxhën, por është e vetmja mënyrë sesi ne mund të mbetemi në lojë deri në fund dhe të mos humbim ekuilibrat. Sot ndodhi në fenomen i çuditshëm për kohën e Silvinjos te Shqipëria, ekipi u fik papritur në minutën e 60. Si për çudi ishte Hysaj që sot zhvilloi një tjetër ndeshje jete te Shqipëria, ndërsa Rei Manaj, nuk arriti do të bëjë dy ndeshje radhazi të mira, këtë herë dështoi dhe shumë madje.

Asani ishte në një formë jo të mirë, Nedim Bajrami u zhduk totalisht nga fusha, ndërsa Ylber Ramadani ka zhvilluar me siguri mbrëmjen më të errët te Shqipëria. Kristjan Asllani, përtej tentativave jo të mira, ka treguar saktësisht se pse kartonin e tij e ka blerë Interi dhe jo ndonjë skuadër e dorës së dytë.

Klas, magji, lëvizje që sjellin qetësi te Shqipëria dhe që ngatërrojnë kundërshtarët duke i nxjerrë huq, sot mund të thuhet se Shqipëria luajti me një mesfushor, Kristjan Asllanin, askënd tjetër. Gjithashtu u vu re se në një ndeshje me një kundërshtar kualitativ si Gjeorgjia ku ne kërkonim fitoren dhe kundërshtari po na priste mbrapa në shumë momente, ndeshjen më të dobët e zhvillua lojtarët që kanë më pak kualitet në këmbë dhe që e trajtojnë me keq topin.

Gjeorgjia sot na mundi në të njëjtën mënyrë si ne mundëm Ukrainën në Pragë para tre ditësh. Nuk duhet me patjetër që Gjeorgjia të fitonte me përmbysje që ky krahasim të marrë kuptim. Gjeorgjia na priti në disa momente siç ne pritëm Ukrainën, u treguan të duruar dhe e shtuan ritmin e tyre në momentin që bateritë tona filluan të binin ndjeshëm. Gjeorgjia në atë moment u sigurua që bateritë tona të shkarkoheshin. Për më tepër, si Ukraina kundër Shqipërisë që u fik pas atij goli të dytë dhe nuk rrezikoi më kurrë për të barazuar rezultatin, ashtu edhe Shqipëria u soll në të njëjtën mënyrë me Gjeorgjinë, pavarësisht se ishin shumë minuta loje përpara.

Çfarë mungoi do të thonin disa? E mbani mend Armando Brojën në ndeshjet mes Shqipërisë dhe Hungarisë? Atëherë kanë qenë tipike ndeshje që mund të krahasonin saktësisht me këtë të sotmen, Shqipëri-Gjeorgji. Edhe atëherë Shqipëria arrinte ta përballonte kundërshtarin dhe ta vendoste në rrezik, pavarësisht se edhe rivali na vendoste në vështirësi seriozie, por kërkohej vetëm një lojtar që të dilte mbi të tjerët dhe të shënonte golin, ndryshe nuk arrinim dot te porta. Në ato kohëra ishte Armando Broja që sigurohej për të bërë lëvizjen e duhur dhe për të shënuar golin, ndërsa më pas Shqipëria duhej të kujdesej vetëm për t’u mbrojtur dhe këtë dimë ta bëjmë mirë, mund ta bënim fare mirë edhe me Gjeorgjinë nëse do të kishim shënuar të parët. Por për fatin e keq, sot nuk e kishim një Armando Broja si ndaj Hungarisë, për fatin e keq, Armando Brojën si ndaj Hungarisë e bëri sot lojtari gjeorgjian kundër nesh. /Sport Ekspres/

 

#Gjeorgjia #fitoi #kundër #nesh #Shqipëria #kundër #Ukrainës #kujtohet #Broja #Hungarinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button