Sport
Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Ligës së Kombeve

UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë, një ndeshje të Ligës së Kombeve.
Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor, në takimin Turqi-Islandë, në Ligën B, në Grupin 4.
Asistentë të Jorgjit, do të jenë edhe dy arbitra të tjerë shqiptare, Denis Rexha dhe Ridiger Ccokaj. Arbitër i katërt është zgjedhur Eldorjan Hamiti.
Edhe gjyqtari Kreshnik Bajramaj është caktuar si asistent në VAR, pasi arbitri përgjegjës në VAR është italiani Luka Paireto.
Sa i përket ndeshjes, Islanda vjen në këtë takim, pas fitores me Malin e Zi, ndërsa Turqia kërkon të rikthehet te triumfi, pasi u ndal në barazim nga Uellsi.
/a.r
#Arbitrat #shqiptarë #të #vendosin #drejtësi #në #ndeshjen #Ligës #së #Kombeve
Java News