Aktualitet
Sulmohet ambasadorja e Serbisë në Madrid, mediat shtetërore në Beograd thonë “se e bëri një person që fliste shqip”

Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid. Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.
Mediat shtetërore serbe pretendojnë se sulmuesi ishte shqiptar.
“Ai iu afrua teksa ajo fliste me celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku”, shkruan Tanjugu serb.
Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë.
#Sulmohet #ambasadorja #Serbisë #në #Madrid #mediat #shtetërore #në #Beograd #thonë #bëri #një #person #që #fliste #shqip
gazetablic.com