Për herë të parë nga marrja e detyrës, mblidhen në selinë blu drejtuesit politikë të qarqeve

Në selinë blu do të mblidhen pasditen e së dielës drejtuesit politikë të qarqeve. Kjo është mbledhja e tyre e parë, që pas emërimit nga kryetari Sali Berisha në Kryesi.
Në nisje të mbledhjes pritet që kreu i demokratëve të mbajë fjalën, në transmetim “live” nga banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpiak.
Kujtojmë se drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike, sipas qarqeve janë këta:
1. Tirana – Belind Këlliçi
2. Durrës – Oerd Bylykbashi
3. Shkodër – Luçiano Boçi
4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5. Fier – Gazment Bardhi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Korçë – Ivi Kaso
8. Kukës – Flamur Hoxha
9. Gjirokastër – Tritan Shehu
10. Vlorë – Bujar Leksaj
11. Berat – Eno Bozdo
12. Dibër – Xhelal Mziu.
#Për #herë #të #parë #nga #marrja #detyrës #mblidhen #në #selinë #blu #drejtuesit #politikë #të #qarqeve
Java News