Aktualitet

Emrat/Asambleja e PS zgjedh anëtarët e Kryesisë dhe Sekretariatin, Klosi jep detaje

Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur ditën e sotme 10 anëtarët e Kryesisë dhe Sekretariatin e kësaj force politike.

Përmes një daljeje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka treguar se Asambleja ka votuar propozimet e kryesocialistit Edi Rama për Sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë.

“Ky është një proces votimi në Asamblenë Kombëtare. Procesi ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organiztave socialiste. Janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë të 5200 organizatave.

Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare që ishin 156 anëtarë që në masën 85 % ishin anëtarë të rinj, pra 135 që uleshin për herë të parë në Asamble. Asambleja e sotme pas propozimeve të kryetarit, votoi për sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë së PS”, ka thënë Klosi.

Sekretariati Ekzekutiv përbëhet:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi – Sekretare e Programit

Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën

Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë

Anëtarët e Kryesisë të zgjedhur nga Asambleja janë:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pjerin Ndreu

Toni Gogu

Albana Koçiu

Anila Denaj

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

#EmratAsambleja #zgjedh #anëtarët #Kryesisë #dhe #Sekretariatin #Klosi #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button