Aktualitet
Lajçak: Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka mbajtur konferencë për media pas takimit me zëvendëskyeministrin, Besnik Bislimi.
Lajçak u shpreh se takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë në ditët në vijim, pa treguar një datë konkrete.
“Jam sot në Prishtinë për takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për t’u përgatitur për takimin e radhës lidhur me negociatat që do të mbahet në Bruksel në ditët në vijim. Kemi folur për agjendën e takimit dhe çështjet që duhet të adresohen”, tha Lajçak.
#Lajçak #Jemi #marrë #vesh #për #një #datë #për #takim #por #nuk #dua #bëj #të #ditur
gazetablic.com