Aktualitet

Panik në ajër! 6 pasagjerë të plagosur nga turbulencat e forta

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, pasi një avion i linjës “Turkish Airlines”, u përballë me turbulenca të forta, pak para se të ulej në aeroportin e Taipeit.

Mediat turke raportojnë se si pasojë janë lënduar lehtë 4 pasagjerë dhe 2 stjuardues.

Fluturimi i THY Stamboll-Taipei dhe numër fluturimi TK-24, u përballë me turbulenca 2 orë para uljes në aeroportin e Taipeit. Në avion ndodheshin gjithsej 214 pasagjerë.

Avioni pasi u përballë me turbulenca, u ul në aeroportin e Taipeit në orën 18.01 me orën lokale.

Dy pasagjerët u dërguan menjëherë për në spital.

Gjatë një deklarate për mediet turke, këshilltari për shtyp i THY, Yahya Üstün tha: Aeroplani ynë u ul në Taipei pa asnjë problem. Gjithashtu, 2 nga pasagjerët tanë u dërguan në spital me kërkesë të tyre. Për gjendjen shëndetësore të pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë po kujdesen mjekët.

#Panik #në #ajër #pasagjerë #të #plagosur #nga #turbulencat #forta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button