Aktualitet
Goditet trafiku i kokainës, arrestohen 16 shqiptarë dhe italianë! Sekuestrohet mbi 2 milionë euro pasuri

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës, duke arrestuar 16 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.
Sipas mediave në Itali, operacioni është zhvilluar në Pistoias, ndërsa për 6 persona është dhënë masa arrest me burg, 4 arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë u vendosën në vendbanim të detyrueshëm.
Gjithashtu, gjyqtari ka urdhëruar sekuestrimin me qëllim konfiskimin e parave dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë të përgjithshme mbi dy milionë euro.
Kontrolle nëpër lokale dhe shtëpi u kryen gjithashtu në provincat e Pizës, Pratos dhe Perugias.
/a.r
#Goditet #trafiku #kokainës #arrestohen #shqiptarë #dhe #italianë #Sekuestrohet #mbi #milionë #euro #pasuri
Java News