Aktualitet

Kushtetuesja ia rrëzoi Ligjin për Byronë, MD e përditëson: Haxhiu tregon ndryshimet,

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se janë bërë përditësimet e nevojshme në ligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thën se janë adresuar çështjet të cilat ishin në kundërshtim me Kushtetuesën.

Haxhiu tutje ka folur për këto katër çështje, duke deklaruar:

“Çështja e parë, e retroaktivitetit të ligjit, ka qenë temë e diskutuar dhe komplekse, ka ngjallur debate. Nuk e ka kundështuar parimisht, duke lejuar aplikimin e tij kur është në interesin public, megjithatë, sipas Gjykatës, shtrirja e gjatë kohore mund të krijojë sfida për palët e përfshira, duke vendosur ato në pamundësi objektive për të siguruar prova për prejardhjen e pasurisë së tyre. Këtë concept të pamundësisë objetive e ka adresuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Periudhat kohore për verifikimin e pasurisë. Ndryshimet e reja sigurojnë që periudha të lidhet vetëm me periudhën kur zyrtari ka qenë në funksion, duke lejuar përjashtimisht zgjatjen e verifikimit për pesë vite pas mandatit. Kjo masë siguron një balancë të drejtë.

Komisioni Mbikqyrës dhe ndarja e pushteteve, Kushtetuesja ka konfirmuar se kompetencat e tij nuk janë antikushtetuese, por ka identifikuar nevojën për ndryshimin e nevojës së tij për të respektuar ndarjen e pushteteve. Versioni me ndryshime ka rikonstruktuar Komisionit Mbikqyrës, duke përfshirë tre anëtarë të Kuvendit, pra drejtorin e ajgencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe drejtorin e e Intelegjencës Financiare.” – tha ajo.

Sa i përket çështjet së katërt në lidhje me deklaratat financiare, Haxhiu para mediave ka deklaruar se janë në pritje të komenteve nga Minisitria e Financave dhe Zyra e Kryeministrit.

Sipas saj, të njëjtat do të merren brenda kësaj jave dhe do të procedohen menjëherë në Qeverinë e Kosovës, e më pas në Kuvend.

“Më lejoni t’iu njoftoj që sapo t’i kemi deklaratat nga Ministria e Financave dhe Zyra e Kryeministrit që lidhen me deklaratën financiare dhe atë që ënëse ligji është në përputhje, ne do ta procedojmë sërish versionin me ndryshime për Ligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme. Brenda kësaj jave do t’i kemi këto dy deklarata dhe menjëherë do ta procedojmë në Qeveri, e më pas në Kuvend.” – ka thënë ajo.



#Kushtetuesja #rrëzoi #Ligjin #për #Byronë #përditëson #Haxhiu #tregon #ndryshimet
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button