Aktualitet

S’i lejohej vozitja, policia gjobit me 500 euro 23-vjeçarin në Shtime

Një 23-vjeçar është ndaluar nga Policia në Shtime i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse “ndalim i mjetit”.

Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe vazhdim i masës mbrojtëse për gjashtë muaj.

Gjobë ndaj shoferit në Shtime që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit

Policët e stacionit në Shtime me datën 02.09.2024, rreth orës 10:50 në rrugën “Isa Boletini” në Shtime kanë ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.



#lejohej #vozitja #policia #gjobit #euro #23vjeçarin #në #Shtime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button