Sport

VIDEO/ Mihaj shkëlqen para grumbullimit me Kombëtaren, jep asist me thembër në Portugali –

Enea Mihaj po gëzon një formë të mirë në prag të grumbullimit të ekipit tonë kombëtar. Mbrojtësi shqiptar është në gjendje të mirë fizike dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Vitorias. Mihaj ishte protagonist në këtë takim, duke dhënë asistin në golin e vetëm të shënuar nga Famaliçao.

Në minutën e 18, mbrojtësi kuqezi jep një asist me thembër në hyrje të zonës kundërshtare për shokun e tij të skuadrës. Sorriso kontrolloi mirë topin dhe më pas ndali atë në rrjetë. Megjithatë, goli nuk u përkthye në një rezultat pozitiv për Famaliçaon, teksa Vitoria fitoi me shifrat 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Mihaj #shkëlqen #para #grumbullimit #Kombëtaren #jep #asist #thembër #në #Portugali
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button