Aktualitet

Policia deklarohet për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme: Të shtëna armësh mes dy grupeve

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë, ku u vra një person dhe u plagosën pesë të tjerë.

Policia njoftoi se si shkak i të shtënave me armë zjarri në mes dy grupeve i vrarë mbeti një person.

I njëjti theksohet të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”, thuhet në njoftim.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.



#Policia #deklarohet #për #vrasjen #dhe #plagosjen #mbrëmshme #Të #shtëna #armësh #mes #grupeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button