Aktualitet
“Humbëm kontaktet pasi iku nga shtëpia”, zhduket pa gjurmë 16-vjeçarja në Tepelenë

Një 16-vjeçare është zhdukur pa gjurmë në Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veliqot, ku kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të miturës.
“Më datë 19.08.2023, familjarët e një 16-vjeçareje, banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë, kanë kallëzuar se më datë 19.08.2023, kanë humbur kontaktet me këtë shtetase pasi ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia.
#Humbëm #kontaktet #pasi #iku #nga #shtëpia #zhduket #gjurmë #16vjeçarja #në #Tepelenë