Aktualitet

14 mijë vizitorë në Amfiteatër, shtohet interesi i të huajve për zonën antike në Durrës

Amfiteatri antik i Durrësit shënon një shifër rekord të personave që e kanë vizituar atë gjatë këtij viti.

Më shumë se14 mijë persona, vendas dhe të huaj, e kanë vizituar atë nga janari deri në muajin korrik.

Shifra në fjalë është më e larta e regjistruar ndonjëherë për një periudhë 6-mujore.

Specialistja e qendrës muzeore Durrës Jona Saraçi shprehet se ritmi i vizitorëve ka qenë i lartë edhe gjatë muajit gusht.

Në këtë periudhë të vitit vizitorët më të shumë janë të huaj.

Ata shprehen se janë të apasionuar pas historisë dhe kur planifikuan ardhjen në Shqipëri, mësuan edhe për amfiteatrin antic që gjendet në Durrës.

“Më pëlqen shumë këtu, më duket një vend i mrekullueshëm. Unë vij nga Sllovakia dhe më pëlqen historia.”

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, jam nga Polonia. Isha më parë në Vlorë e tani në Durrës.”

“Është impresionuese se çfarë kanë ndërtuar në këtë qytet. Pak muaj më parë vizitova Koloseun në Itali dhe më duket se është një strukturë e ngjashme.”

Amfiteatri antik i përket periudhës së fillimit të shekullit të II dhe mendohet se kishte një kapacitet nga 15-20 spektatorë. /vizionplus.tv

#mijë #vizitorë #në #Amfiteatër #shtohet #interesi #të #huajve #për #zonën #antike #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button