Sport

VIDEO/ Momente tensioni në futbollin kosovar, trajneri sulmon arbitrat

Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Këto pamje ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Klikoni për të parë VIDEON

Vlen të theksohet fakti se Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik. Në katër ndeshjet e para, skuadra llapjane ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe është mposhtur 2 herë. 

#VIDEO #Momente #tensioni #në #futbollin #kosovar #trajneri #sulmon #arbitrat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button