Aktualitet

Azemi: Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik, pritet të nisin grevën, pasi pagat e tyre nuk janë implementuar me rritje!

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të gjitha qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të fillojnë grevën më 3 shtator.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë dhënë për ka folur në lidhje me grevën e paralajmëruar .

Ai tha se kjo grevë do të fillojë për shkak të mosimplementimit të rritjes së pagave të tyre nga 1 shtatori.

“Në këtë rast është shkas çështja e vlerës së pagësë sepse jemi marrur vesh që kjo vlerë duhet të jetë 405 euro në shkurt të këtij viti. Fillimi i kësaj greve është sipas të gjitha gjasave se Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Shëndetësisë gjegjësisht ShSKUK nuk është e gatshme për fillimin e implimentimit të kësaj page dhe kanë kërkuar që dikush ka kërkuar një muaj dhe dikush dy muaj për tu shtyer kjo fazë për shkaqe teknike,z që ata nuk janë të gatshëm”, potencon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat për .

“Ata janë deklaruar në aspekt ligjor që 1 shtatori duhet të jetë patjetër fillimi i rritjes së pagave dhe kemi informacione që kjo nuk mund të ndodhë dhe ne kemi vendosur të futemi në grevë deri në momentin që nuk argumentohet zyrtarisht që këto paga duhet të fillojnë nga 1 shtatori me rritje prej 405 euro” tha Azemi për “Gazeta Blic”.

//



#Azemi #Punëtorët #teknikë #dhe #të #sigurimit #fizik #pritet #të #nisin #grevën #pasi #pagat #tyre #nuk #janë #implementuar #rritje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button