Ukë Krasniqi: ‘Profesionistët e IT-ve të komunave të Kosovës janë të diskriminuar dhe të fyer’

Ukë Krasniqi, zyrtar për IT-i në Komunën e Drenasit dhe njëherësh Kryesues i kolegjumit të zyrtarëve të teknologjisë informative të komunave të Kosovës ka ngritur një shqetësim dhe padrejtësi të madhe, siç thotë ai, që iu është bërë nga niveli qendror stafit të IT-ve të Komunave të Kosovës.
Sipas Krasniqit, profesionistët e IT-së të komunave të Kosovës, edhe pse i plotësojnë kriteret e kërkuara ata prap janë të përjashtuar dhe të diskriminuar nga komisioni për vlerësimin e sistemeve shtetërore të informacionit dhe komunikimit më rëndësi strategjike.
“Zyrtarët e TI-së në Komuna, administrojnë dhe menaxhojnë (kanë rol Administrator) me sistemet e mëposhtme të Informacionit dhe Komunikimit me rëndësi strategjike e të cilat i kanë listuar së paku 3 prej tyre : SIK – Intraneti i Komunave të Kosovës, Web- faqja e Komunës, AD- Active Directory”, thekson ai.
“Realiteti tregon se ne profesionistët e IT-ve të komunave edhe pse i plotësojmë të gjitha kriteret e kërkuara, prapë se prapë jemi të përjashtuar, të diskriminuar dhe të fyer nga ky komision i cili sipas veprimeve të tij ka qenë krejtësisht i ndikuar duke lënë anash dhe jashtë listës së merituar të gjithë profesionistët e Teknologjisë Informative të Komunave të Kosovës”, tha Krasniqi për “Gazeta Blic”.
Sa i përket adresimit së kësaj çështje, ai tregon se komisioni për vlerësimin e sistemeve shtetërore të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike asnjëherë nuk ka kontaktuar me asnjë nga paditësit për sqarime shtesë se kush administron apo menaxhon me këto sisteme.
“Për të vërtetuar të kundërtën e asaj që ka thënë Komisioni dhe arsyetimin që ka dhënë për të mos i kategorizuar si Ekspert zyrtarët e TI-së të Komunave të Kosovës, une në cilësinë e Kryesuesit të Kolegjiumit të Zyrtarëve të Teknologjisë Informative nga Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës, kam nisur shkresën zyrtare të datës 18.10.2023 tek z. Genc Hamzaj, Drejtor i ASHI-së dhe tek varësit e tij, me kërkesë të pakënaqësisë së mendimit të z. Dreshaj me faktin se anëtarët e këtij komisionit kanë shumë pak informacione për funksionimin e sistemeve të Teknologjisë Informative në nivelin komunal. Ky komision asnjëherë nuk i ka kontaktuar asnjë nga paditësit për sqarime shtesë se kush administron apo menaxhon me këto sisteme”, thekson Krasniqi për .
Ndërkohë për sa i përket adresimit së kësaj çështje ai thotë se ka bërë dhjetra shkresa zyrtare ku në mes tjerash sipas tij asnjë kërkesë nuk ka marr përgjigje.
“Kam bërë me dhjeta shkresa zytare për të realizuar takime me vendimarrsit në nivelet qëndrore për realizimin e të drejtës tonë, me gjithë kërkesat e mia asnjëherë nuk kam marr përgjigjje. Duke qenë i informuar se Komisioni për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike ka përgaditur një listë plotësuese për ekspert dikun 80-sosh duke i konsultuar disa burime se ne IT e Komunave nuk jemi pjesë as kësaj liste”
Me dt: 14.08.2024 Miratohet raporti i Komisionit me Lista e propozuar per eksperte – Prezentohet ne Qeverinë e Republikës së Kosovës nga zv. Ministri z.Blerim Gashani – Votohet
‘Nuk jemi në këtë listë edhe njëher të përjashtuar dhe të diskriminuar – po ti bëhet një analizë listës është shumë lehtë e kuptushme se janë kualifikuar si ekspert pozita të cilat as për së afërmi nuk janë në proporcion të barbartë me ne. Mund të them lirisht si një Administrator i IT-ve të Komunave mund të barazohet lirshëm me dhjetë pozita të kualifikuara si ekspert në institucionet qendrore. Pas krejt këtij diskriminimi dhe përjashtimi që na behet qëllimshëm unë nuk do të pushoj së vepruari në emër të kolegëve të garantuar me ligj e të mohuar nga ky komision jo profesional i paditur apo i ndikuar. Do te shfrytëzojm cdo të drejtë ligjore për të protestuar në të gjitha format e mundshme – e di se vendimarrësit nuk ndjenë dhembshuri per pushtetin lokal por neve nuk na mbetet rrug tjetër”, përfundoi Ukë Krasniqi për “Gazeta Blic”.
//
#Ukë #Krasniqi #Profesionistët #ITve #të #komunave #të #Kosovës #janë #të #diskriminuar #dhe #të #fyer
gazetablic.com