Aktualitet
EMRI | Ekstradohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim për plagosje dhe vjedhje

Policia e Shtetit ka ekstraduar drejt Gjermanisë një shtetas të akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.
I ekstraduari është Zeki Oz. Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.
Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.
/a.r
#EMRI #Ekstradohet #në #Gjermani #shqiptari #shpallur #në #kërkim #për #plagosje #dhe #vjedhje
Java News