Abdixhiku kujton Berishën në trevjetorin e vdekjes: Patriot i orëve të vështira e luftëtar i palodhur

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar në 3-vjetorin e vdekjes ish-kryetarin Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
“Në 3 vjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë figurën e shquar të Kolë Berishës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan Abdixhiku.
Kreu i LDK-së, për Berishën thotë se ishte patriot i orëve të vështira, një politikan i madh dhe një luftëtar i palodhur që punoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
“Si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me themeluesin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, mbetet dëshmi e përkushtimit të tij për idealet më të larta kombëtare”.
“Në këtë ditë, rikthejmë në mendje vlerat që ai përfaqësonte dhe që na frymëzojnë ende sot. Kosova është më e fortë falë njerëzve si Kolë Berisha, të cilët me guxim dhe vendosmëri i dhanë formë ëndrrës sonë për liri dhe shtetësi. I përhershëm kujtimi për veprimtarin, Kolë Berisha!”, shkruan Abdixhiku
#Abdixhiku #kujton #Berishën #në #trevjetorin #vdekjes #Patriot #orëve #të #vështira #luftëtar #palodhur
gazetablic.com