Sport
Pas Europianit vjen Champions League-a, Arbër Hoxha kualifikohet në fazën e grupeve –

Dy muaj më parë Arbër Hoxha bëri realitet ëndrrën e tij, duke marrë pjesë në Kampionatin Europian me Kombëtaren shqiptare. Ndërkohë sot, anësori shqiptar ka përmbushur një tjetër objektiv madhor në karrierën e tij. Dinamo e Zagrebit ka mposhtur me rezultatin 0-2 Karabakun në fazën “play off” të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Kroacisë kanë fituar me rezultat të përgjthshëm 5-0, çka i ka dërguar në fazën e grupeve të kompeticionit më madhor për klube në Europë. Tashmë Hoxha ka mundësinë të shpalosë vlerat e tij mes më të mirëve të kontinentit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Pas #Europianit #vjen #Champions #Leaguea #Arbër #Hoxha #kualifikohet #në #fazën #grupeve
SportExpress