Aktualitet

Alice Campello, e pikëlluar pas ndarjes nga Morata. Merr dhuratën luksoze, që i lë të gjithë pa fjalë

Vazhdon të diskutohet ndarja mes Alvaro Morata dhe Alice Campello, e cila çuditërisht u njoftua nga vetë protagonistët përmes rrjeteve sociale, ditët e fundit.

Ndërsa sulmuesi i Milanit po lufton me një problem muskulor, tashmë ish-gruaja e tij ka bërë që mediat sociale të flasin për historinë e saj të fundit.

Alice Campello ka marrë një dhuratë të veçantë nga shoqja e saj, pikërisht një byzylyk floriri. Përdoruesit e rrjeteve sociale e hulumtuan byzylykun në fjalë, duke zbuluar vlerën e tij prej 7900 euro.

Ky është një “Cartier” nga linja e dashurisë. Nënteksti është i qartë në këtë rast: dashuria mund të përfundojë, por miqësia është e përjetshme.

/a.r

#Alice #Campello #pikëlluar #pas #ndarjes #nga #Morata #Merr #dhuratën #luksoze #që #lë #të #gjithë #fjalë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button