Dybala tregon se paratë nuk janë gjithçka, refuzon ofertën e Arabisë Saudite për hir të futbollit –

Al Qadsiah, një klub nga Arabia Saudite, ishte gati t’i ofronte Dybala një kontratë trevjeçare, me vlerë 75 milionë euro.
Kjo shumë ishte e mjaftueshme për të bërë shumë lojtarë të rishikonin vendimet e tyre për karrierën, por jo për Dybalën.
Pavarësisht përfitimeve të mëdha financiare, Dybala vendosi t’i qëndrojë besnik Romës, klubit që është bërë shtëpia e tij. Vendimi i tij për të qëndruar në Itali në vend që të largohej për para i kënaqi tifozët e Romës.
Kjo lëvizje tregon qartë se paratë nuk janë gjithçka për Dybalan. Dashuria e tij për futbollin dhe besnikëria ndaj Romës e kapërceu tundimin e fitimeve të mëdha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Dybala #tregon #paratë #nuk #janë #gjithçka #refuzon #ofertën #Arabisë #Saudite #për #hir #të #futbollit
SportExpress