I merr jetën 1.8 milionë personave çdo vit, nis testimi për vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive

Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkërive mRNA tek pacientët, pasi ekspertët përshëndetën potencialin e saj “novator” për të shpëtuar mijëra jetë.
Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor në botë i vdekjeve nga kanceri, duke shkaktuar rreth 1.8 milionë vdekje çdo vit. Shkalla e mbijetesës në ata me forma të avancuara të sëmundjes, kur tumoret janë përhapur, janë të pakëta.
Tani ekspertët po testojnë një injeksion të ri që udhëzon trupin të vrasë qelizat e kancerit dhe më pas të parandalojë rikthimin e tyre.
E njohur si BNT116 dhe e prodhuar nga BioNTech, vaksina është krijuar për të trajtuar kancerin e mushkërive me qeliza NSCLC, forma më e zakonshme e sëmundjes.
Qëllimi është të forcohet reagimi imunitar i një personi ndaj kancerit duke lënë qelizat e shëndetshme të paprekura, ndryshe nga kimioterapia.
Prova klinike e fazës 1, studimi i parë njerëzor i BNT116, ka nisur në Britani, SHBA, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi.
#merr #jetën #milionë #personave #çdo #vit #nis #testimi #për #vaksinën #parë #në #botë #kundër #kancerit #të #mushkërive
Java News