Aktualitet
Zbulohet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vërejtur nga një person në Batushë të Gjakovës.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë”, thuhet në raportin 24 orësh të polcisë.
#Zbulohet #një #mjet #shpërthyes #në #Gjakovë
gazetablic.com