Aktualitet
Arsenali ka gati ofertën ‘bombë’ për Victor Osimhen

Arsenali është rikthyer në garë për sulmuesin e Napolit , Victor Osimhen, thonë raportet në Itali, dhe do të jetë i përgatitur të paguajë 100 milionë euro për objektivin e Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
Corriere dello Sport pretendon se Arsenali është gati të rikthehet përsëri me një ofertë afër 100 milion € plus bonuset, transmeton Sport.
Osimhen ka qenë shumë afër për t’u bashkuar me Chelsea, por që mungesa e kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve i ka prishur planet e këtij transferimi.
Arsenali mund të përfitojë në momentet e fundit të merkatos, duke siguruar transferimin e tij.
/ Sport/
#Arsenali #gati #ofertën #bombë #për #Victor #Osimhen
gazetablic.com