Sport

ZYRTARE/ Chelsea godet, Joao Felix vjen nga Atletico dhe nënshkruan për 7 vjet!

Tani është zyrtare: Joao Felix largohet nga Atletico Madrid dhe bashkohet me Chelsea përgjithmonë.

Playmakeri portugez, në qendër të një historie të gjatë transferimi, më në fund ka nënshkruar kontratën e re me Blutë, e cila përfundon më 30 qershor 2031. Më poshtë është njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi anglez:

“Chelsea është i kënaqur të njoftojë blerjen e përhershme të Joao Felix nga Atletico Madrid. Joao, një sulmues i njohur për kombëtaren portugeze, ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe në ditët e ardhshme, ai do t’i bashkohet ekipit të tij të ri dhe shokëve për seancat stërvitore”, thuhet në shënimin e publikuar në faqen zyrtare të Bluve.

Më poshtë është imazhi i parë në blu i publikuar në Instagram.

#ZYRTARE #Chelsea #godet #Joao #Felix #vjen #nga #Atletico #dhe #nënshkruan #për #vjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button