Aktualitet

Ngjitje me ‘ashensor’, Arsenali drejt rekordit në Angli

Xhemi Karrager thotë se Arsenali është në rrugën e duhur për një rekord në Premier Ligë, që vetëm ata mund ta vendosin këtë sezon. E megjithatë, ai ende mund të mos u fitojë atyre titullin.

Djemtë e Mikel Artetës kanë përfunduar si nënkampionë për dy sezonet e fundit në Angli. Dhe ndërsa ata po mbyllin një marrëveshje për transferimin e fituesit të “Euro 2024”, Mikel Merino, “Topçinjtë” besojnë se ky mund të jetë viti kur ata do të thyejnë dominimin e Mançester Sitit në Premier Ligë pas katër vitesh radhazi. Megjithatë, Arsenali mund të bëhet gjithashtu skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që përmirëson numrin e pikëve të grumbulluar në pesë vite radhazi. Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Xhemi Karrager, gjatë analizës së javës së parë të Premier Ligës për “Sky Sports” mbrëmjen e së hënës, u tha shikuesve se rekordi ishte aty për t’u thyer këtë sezon nga londinezët.

REKORDI – Arsenali e përfundoi me 89 pikë sezonin e kaluar të Premier Ligës, pesë më mirë se totali i tyre në vitin 2023. Në vitin 2022 ata grumbulluan 69 pikë ndërsa përfunduan në vendin e pestë. Ndërsa në vitin 2021 Arsenali u rendit i teti me 61 pikë. Edhe në vitin 2020 Arsenali përfundoi sërish i teti, por me një total më të ulët pikësh prej 56. Gjithsesi, Karrager pretendon se rekordi i më shumë pikë në pesë sezone radhazi është ende i arritshëm nëse Arsenali grumbullon më shumë se 89 pikë ose përfundon në krye të ligës.

“Ka diçka që është interesante për Arsenalin. Asnjë skuadër në historinë e Premier Ligës nuk e ka përmirësuar pozicionin e saj në pesë vjet radhazi. Arsenali e ka bërë këtë katër vite radhazi dhe të shkojë përtej asaj që bëri vitin e kaluar do të jetë e vështirë”. Opinionisti tjetër i “Sky Sports”, Geri Nevil, gjithashtu beson se Arsenali mund të bëjë një sezon të madh.

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid tha: “Arsenali pati një sezon të jashtëzakonshëm, kështu që unë nuk isha 100 km larg. Ata po afrohen më shumë me titullin dhe mendoj se do t’ia dalin. Pep Guardiola fiton gjatë gjithë kohës, por ndiej se Arsenali është aq i qëndrueshëm sa që ky mund të jetë viti i tyre. Arsenali po arrin në një nivel kaq të lartë të qëndrueshmërisë tani, të stabilitetit në mbrojtje dhe ekuilibrit të ekipit. Ata duket se kanë një shpirt të madh”.

#Ngjitje #ashensor #Arsenali #drejt #rekordit #në #Angli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button