Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit e poshteron publikisht: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Nga DASh kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.
“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar,” – shkruan në përgjigjen e DASh-it për Kallxo.com.
Kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI-së.
Ndërsa, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dy ditë më parë kishin njoftuar në lidhje me udhëtimin e Kurtit në ShBA, ku kishin thënë se gjatë kësaj kohe, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.
“Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale,” – thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku kishin treguar për agjendën e Kurtit në ShBA.
#Kurti #në #ShBA #Departamenti #Shtetit #poshteron #publikisht #Nuk #kemi #asnjë #takim #dypalësh #për #të #paralajmëruar
Java News