Aktualitet

35 mijë përdorues aktiv të drogës në Kosovë/ Flasin nga Qendra “Labyrinth”: Kjo është mosha më e re e përdoruesve

Aktualisht në Kosovë janë rreth 35 mijë përdorues aktiv të drogës, që nga ky numër rreth 10 mijë janë të varur apo përdorues problematik.

E, më e përhapura në gjithë botën është lloji i drogës të quajtur “Kanabis”, ndërsa në vendin tonë, pas këtij, është lloji “Kokaina”, duke përfshirë edhe llojet e drogave të tjera.

E që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës në vendin tonë janë 16 vjeç, për dallim nga vitet tjera ka pësuar rënie. Të gjitha këto i bëri të ditura, Muharrem Ademi, koordinator nga Qendra “Labyrinth” në Prishtinë.

“Në bazë të vlerësimeve tona gjatë punës të përgjithshme në terren dhe gjatë punës në qendër, kërkesat për trajtim, ne vlersojmë që aktualisht në Kosovë janë rreth 35 mijë përdorues aktiv të drogave, prej tyre diku 10 mijë janë përdorues të varur nga drogat apo përdorues probematik që i quajmë ne. Këta 10 mijë janë persona të cilët përdorin së paku tri herë brenda javës, që do të thotë janë të varur. Ndërsa, numri prej 35 mijëve është kryesisht numër që ka përdorues që përdorin kohë pas kohe, mirëpo akualisht besoj që numri i përgjithshëm i përdoruesve sillet 35 mijë. Jo vetëm në Kosovë por gjithkund nëpër botë “Kanabisi” është droga që përdoret më së shumti, pas kanabisit këtu tek ne në Kosovë tashmë është kokaina, pas kokainës vijnë këto drogat rekreative të clubeve që quhen apo anfitamina të ndryshme siç janë: Ekstaza, amiftamina, masanej është heroina që është një ndër drogat goxha problematike e cila është aktive në Kosovë. Mosha mesatare e fillimit të përdoruesve të drogave është 16 vjeç që do të thotë vit pas viti ka shkuar duke rënë, nëse kemi një krahasim me vitin 2018 mosha mestare e fillimit të përdorimit ka qenë diku 17.8 vjeç tash ka rënë në 16 vjeç”, tha Ademi për .

Sipas tij, shqetësues është përdorimi i madh i llojit të drogës “kokainë”, e që në treg është edhe “krekokaina”.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim shumë të madh këto dy vitet e fundit, ndryshimi i vetëm është që ka rënë mosha mesatare e fillimit të përdorimit dhe çka vërejmë dhe çka është mjaft shqetësuese është përdorimi i madh i kokainës tashmë edhe krekokaina është në treg dhe ndyshimet më të mëdha vërehen këtu, ku personat me moshë 18-19 vjeç vijnë kërkojnë ndihmë për varësi ndaj kokainës”, u shpeh ai.

Ademi thekson se në data-bazën që posedojnë si qendër ka një disbalancë ku vërehet se gjinia mashkullore janë përdorues të drogës me 91%, ndërsa, 9% janë gra e vajza. Ai thotë se shumë gra dhe vajza e kanë të vështirë për të kërkuar ndihmë, pasi që ato janë mendimit se mund të sigmantizohen në shoqëri.

“Në data-bazë kemi diku rreth 91% meshkuj dhe janë 9% gra dhe vajza, arsyeja pse ky numër e kjo disbalancë është e madhe, është për shkak se gratë dhe vajzat shumë më vështirë e kanë me kërku ndihmë, janë më të sigmantizuara në shoqëri dhe përtojnë më shumë me u trajnu, për shkak se kanë frikë që po i identifikon dikush dhe po stigmatizohen. Mirëpo, në terren dhe në analizat tona del diku që aktualisht janë 35% gra dhe vajza dhe 65% janë meshkuj që përdorin droga”, vlerësoi Ademi.

E ndër të tjera, ai thotë se është aprovuar strategjia kombëtare kundër drogave, strategji e cila ka tre komponente. E, zvogëlimi i ofertës dhe zvogëlimi i kërkesës janë dy komponentët kryesorë që ju interesojnë si qendër.

//



#mijë #përdorues #aktiv #të #drogës #në #Kosovë #Flasin #nga #Qendra #Labyrinth #Kjo #është #mosha #më #përdoruesve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button