Aktualitet

Ylli i “American Idol” kthehet pas shtatë vitesh në Kosovë – takimi emocionues me nënën: Më fal për mërzinë dhe lotët

Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh.

Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, ai sjell një moment emocionues – takimin me nënën në prani të familjarëve të tjerë.

Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.

“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.

Ai theksoi: “Më fal nënë për mërzinë dhe lotët që të kanë shkuar për faqe kur ti ke pasur nevojë për mua”.

Disa muaj më parë, Kim mahniti jurinë e “American Idol” teksa i këndoi Kosovës, ku në juri ishte edhe ylli i famshëm, Katy Perry.



#Ylli #American #Idol #kthehet #pas #shtatë #vitesh #në #Kosovë #takimi #emocionues #nënën #Më #fal #për #mërzinë #dhe #lotët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button