Aktualitet

Nitratet në fruta e perime, a duhet t’u besojmë aparateve matës? Ja si përgjigjet eksperti

Mënyra e vetme për të matur sasinë e nitrateve në ushqime është në laboratorë të specializuar. Kështu u shpreh eksperti i zhvillimit rural, Fatos Fico në Ditarin me Erion Dushit në A2 CNN, duke hedhur poshtë matjet përmes aparateve që janë publikuar së fundmi në internet. Sipas tij nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi.

“Matja e nitrateve do të ishte e dobishme që të bëhej kaq thjesht me këtë aparat, por nuk është kështu. Në të ardhmen mund të jetë, por e vetmja mënyrë është që të bëhen në laboratorë të specializuar. Nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi, kërkohet një përgatitje. Aparati i duhur mund të jetë spektometri ose një aparat elektromekanik që mat rezistencën elektrike kur mostra është e përgatitur dhe e kalibruar, jo thjesht në sekondë”.

Eksperti thekson se aparate të tilla nuk janë të certifikuara në vendet e zhvilluara europiane apo amerikane dhe për këtë arsye nuk mund t’u besohet.

“Këto aparate nuk janë të certifikuar nga asnjë institucion shtetëror, as në Amerikë nga Agjencia e Barnave, as në Europë dhe në asnjë vend të zhvilluar të botës, edhe në Shqipëri nuk janë të certifikuar për të bërë matjen e asaj që kërkojnë të masin. Nga kërkimet që kam bërë unë askund nuk përdoret ky lloj aparati për të matur në mënyrë të saktë nivelin e nitrateve që mund të ketë ushqimi ynë. Në Gjeorgji e Kosovë është bërë problem për këto matje, por në ansjë vend të botës nuk është ngritur kjo furtunë. Ky aparat nuk e bën atë për të cilën thuhet. Ka me dhjetëra pajisje elektronike”.

/a.r

#Nitratet #në #fruta #perime #duhet #besojmë #aparateve #matës #përgjigjet #eksperti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button