Aktualitet
Ja sa para fiton Ballkani nga transferimi i Rrahmanit te Sparta Praga

Ish-golashënuesi i Superligës së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, do të jetë përforcimi i radhës i Spartës së Pragës.
Digisport në Rumani ka raportuar se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar për 5 milion euro nga Rapidi i Bukureshtit, në kryeqendrën e Çekisë.
Pos kësaj, klubi rumun do të përfitojë edhe 15% na shitja e parë që Sparta ia bën futbollistit.
Po kaq përqindje ka edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, që do të përfitojë mbi 700 mijë euro nga shkuarja e Rrahmanit prej Rapidit në Pragë.
Suharekasit kishin përfituar edhe 600 mijë euro kur e arritën marrëveshje për kalimin e Rrahmanit në Bukuresht.
#para #fiton #Ballkani #nga #transferimi #Rrahmanit #Sparta #Praga
gazetablic.com