Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Dukat të Vlorës, terreni i vështirë pamundëson shuarjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej orës 2:00 të mëngjesit dhe vazhdon ende.

Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjës të Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë malor.

Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por vetëm për djegie shkurresh.

/a.r

#Zjarr #përmasave #të #mëdha #në #Dukat #të #Vlorës #terreni #vështirë #pamundëson #shuarjen #flakëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button