Sport

Do ta nisin Premier League-n përballë Liverpool-it, klubi anglez merr vendimin për portierin shqiptar –

Ipswich Town-i do ta nisë sot sezonin e ri në Premier League. Skuadrën e sapo ardhur nga Championship-i e pret një përballje e vështirë mesditën e sotme. Ipswich-i do të sfidojë Liverpool-in, i cili nga ana tjetër do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e Arne Slotit.

Skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, ku vihet re mungesa e Arijanet Muriçit. Portieri shqiptar u transferua këtë verë në radhët e Ipswich-it, por në ndeshjen e parë nuk është grumbulluar as në stolin e rezervave. Ndeshja e sotme do të fillojë në orën 13:30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#nisin #Premier #Leaguen #përballë #Liverpoolit #klubi #anglez #merr #vendimin #për #portierin #shqiptar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button