Aktualitet

“Mund të arratisen ose të…”/ Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shpjegimin e vendimit thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se nëse ata do të lirohen do të ekzistonte rreziku që të iknin ose të ndikonin te dëshmitarët dhe të ndërhynin në punën e gjykatës.

Thaçi dhe Veseli ndodhen në paraburgim në Scheveningen që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestuan në Kosovë. Ata gjykohen së bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më 30 shtator 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë të konfirmuar të ndryshuar kundër të katërve në 10 pika, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në paraburgime të paligjshme të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipëri.

/a.r

#Mund #të #arratisen #ose #të.. #Haga #zgjat #paraburgimin #për #Hashim #Thaçin #dhe #Kadri #Veselin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button