Aktualitet
Sot nis sezoni i ri i Premier League, Manchester United – Fulham ndeshja hapëse

Sot do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze.
Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri.
Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.
Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.
Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.
Dueli kryesor i xhiros së parë në elitën e futbollit anglez zhvillohet të dielën, ku Chelsea do ta presë kampionin në fuqi, Manchester Cityn.
#Sot #nis #sezoni #Premier #League #Manchester #United #Fulham #ndeshja #hapëse
gazetablic.com