Fluks pushuesish nga Kosova në Morinë, mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje

Si çdo vit mesi i muajit gusht sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar. Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.
Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.
Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë nuk raportohen radhë në kufi.
/a.r
#Fluks #pushuesish #nga #Kosova #në #Morinë #mbi #mijë #qytetarë #hyrjedalje
Java News