Aktualitet

Osmani: Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar ndojnë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim Ura e Ibrit.

Në një konferencë për media gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, ajo ka theksuar se përfaqësuesit amerikanë në bashkëbisedimet me të dëshirojnë që të bëhet një plan i përbashkët i zbatimit me institucionet kosovare për hapjen e urës në fjalë.

“Në takimet e mia me përfaqësues të ShBA-së asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel të cilat kanë paraprarë hapjen e urës, por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë të ulemi bashkë, dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë”, ka thënë Osmani.



#Osmani #Nuk #kam #pranuar #asnjëherë #kërkesa #nga #ShBAja #për #mbajtur #të #mbyllur #Urën #Ibrit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button