Aktualitet

I shpëtoi atentatit, tentohet të vritet në burg Andrea Kalemi, i afërm i Sadikajt

Mediat greke kanë publikuar emrin e shqiptari i cili u plagos me thikë në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi.

Andrea Kalemi, 52-vjeç me origjinë nga Tepelena u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.

Ngjarja ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë, pas atentatit të dështuar ndaj tij në ishullin e Paksos në muajin gusht.

I plagosuri u dërgua në spital ku iu dha ndihma e nevojshme mjekësore.

Ngjarja që fillimisht u dyshua si një sherr banal, por në fakt dyshohet se është planifikuar nga kundërshtarët e 52-vjeçarit për ta eliminuar fizikisht. Gjatë momentit kur kreu aktin, autori nga Egjipti mbante në dorë një telefon në të cilin kishte foton e Andrea (Adriatik) Kalemit.

Kalemi është kushëri i parë i Aleksdandër Sadikajt, i cili u vra në një atentat mafioz me shpërthim të telekomanduar në Tiranë.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Sadikaj, Kalemi mund të ketë gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, në shenjë hakmarrje për të afërmin e tyre.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.



#shpëtoi #atentatit #tentohet #të #vritet #në #burg #Andrea #Kalemi #afërm #Sadikajt
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button