Aktualitet
Policia kontrolle për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, mbi 3 km trafik në hyrje të Pogradecit

Në hyrje të qytetit të Pogradecit ka trafik të rënduar për shkak të kontrolleve policore.
Radha e automjeteve edhe prej numrit të lartë të pushuesve është mbi 3 km.
Sipas të dhënave nga policia kontrollet e automjeteve kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike.
Kryesisht fokusi makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar.
Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarvajtjen e sezonit thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.
#Policia #kontrolle #për #trafik #droge #dhe #armëmbajtje #leje #mbi #trafik #në #hyrje #të #Pogradecit