Aktualitet

Ish-shefi i spiunazhit izraelit, akuza të rënda ndaj kryeministrit: Netanyahu ju ka mashtruar!

Nadav Argaman, ish-kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme izraelite Shin Bet, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ai është shprehur se Netanyahu ka mashtruar Izraelin mbi rëndësinë e mbajtjes së kontrollit mbi zonën e kufirit midis Gazës dhe Egjiptit.

Më tej, Argaman theksoi se Izraeli duhet t’i jap fund luftës në Rripin e Gazës.

“Nuk ka asnjë lidhje midis armatimit të gjetur në Gaza dhe Korridorit të Filadelfit. Shumica e kontrabandës në Gaza ishte përmes pikës kufitare Rafah. Këtë e dimë me siguri. Kur Netanyahu flet për qëndrimin në Korridorin e Filadelfit, ai e di shumë mirë se asnjë kontrabandë nuk bëhet atje. Kështu që ne tani jemi të detyruar të jetojmë me këtë imagjinatë. Jam i shqetësuar për të ardhmen e Izraelit, ka rënë në duar e një qeverie ekstremiste, radikale”, tha ai. 

/a.r

#Ishshefi #spiunazhit #izraelit #akuza #të #rënda #ndaj #kryeministrit #Netanyahu #mashtruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button