Aktualitet

Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës! Gonzato: Projekt i veçantë!

I ftuar në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar, ishte dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato i cili e quajti Durrësin “dritaren” e Mesdheut, ndërsa vlerësoi projektin e veçantë që u paraqitet për herë të parë shqiptarëve.

“Është kënaqësi që jam këtu dhe dua të përgëzoj Art Explora që e realizoi këtë projekt kaq të veçantë dhe të bukur.

Roli ynë ka qenë të ofrojmë hapësirën e duhur për ta – për të menduar, për të krijuar – dhe shumë shpejt do t’ia prezantojmë publikut programin e këtij aktiviteti. Janë aktivitete që do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

Dua të përgëzoj Art Explora për mënyrën origjinale me të cilën na sjell vizionin tuaj, historinë mesdhetare. Inkurajoj Bashkinë e Durrësit dhe Qeverinë e Shqipërisë që të investojnë në art. Kultura dhe arti janë motori i duhur për zhvillimin e turizmit dhe përparimit shoqëror”,- tha ndër të tjera Gonzato.

#Anija #muze #Art #Explora #ankorohet #në #Durrës #Gonzato #Projekt #veçantë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button