Aktualitet

Nëna 36-vjeçare deoncon humbjen e vajzës së saj, Policia e Durrësit vihet në kërkim për ta gjetur

Një 36-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në policinë vendore humbjen e vajzës së saj, duke kërkuar edhe ndihmë për gjetjen.

Burime zyrtare njoftuan sot (18 prill) se në Komisariatin e Policisë, ka kallëzuar gruaja me inicialet G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj.

“Është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi rrethanat, shkaqet apo deri dhe moshën e saj.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për ta lokalizuar vajzën e humbur duke pyetur tek shoqëria e saj apo nëpërmjet edhe informacioneve të tjera, sikurse rrjetit social.

#Nëna #36vjeçare #deoncon #humbjen #vajzës #së #saj #Policia #Durrësit #vihet #në #kërkim #për #gjetur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button