Rama në Lezhë: Burrat “çyryk” të dëgjojnë gratë, mos votojnë “kënetën”. Unë e pranoj, pa gruan jam ndërtim pa leje

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Lezhë, Kryeministri Edi Rama vijoi me mesazhet e tij të drejtpërdrejta për rolin e grave në shoqëri dhe politikë. “Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e respektit në marrëdhëniet familjare e shoqërore.
Rama nuk kurseu as ironinë ndaj burrave që, sipas tij, nuk pranojnë të dëgjojnë gratë. “Kush s’e pranon se është ‘çyryk’ dhe nuk dëgjon gruan, le të mbetet ‘çyryk’, çfarë të themi,” tha ai me tone thumbuese.
Kryeministri theksoi se ata burra që nuk janë “çyrykë” duhet të dëgjojnë gratë dhe të votojnë për Partinë Socialiste dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i bërë thirrje të mos mbështesin “Kënetën” – term që ai e ka përdorur për të përshkruar opozitën.
Kryeministri Edi Rama në takim me gratë në Lezhë: Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje. Kush s’e pranon se është çyryk dhe nuk dëgjon gruan, le të mbetet çyryk, çfarë të themi. Por ata burra që nuk janë çyrykë, dëgjojnë gruan dhe nuk votojnë Kënetën, por Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian.
#Rama #në #Lezhë #Burrat #çyryk #të #dëgjojnë #gratë #mos #votojnë #kënetën #Unë #pranoj #gruan #jam #ndërtim #leje
Java News