Aktualitet
Panik në SHBA, 2-vjeçari “vidhet” gabimisht bashkë me makinën e prindërve

Policia në Oklahoma arriti të kthejë në shtëpi shëndoshë e mirë një djalë 2-vjeçar, i cili u vodh gabimisht nga një hajdut, i cili kishte si synim makinën e prindërve të tij.
Autoritetet u vunë në alarm të menjëhershëm pas lajmit që mori për zhdukjen e të miturit dhe u vu në ndjekje të makinës Infiniti QX50 që ishte marrë nga grabitësit.
Pas disa minutash ata gjetën makinën e braktisur dhe fëmijën e vogël që qëndronte brenda i trembur.
Efektivët janë vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili është një mashkull i bardhë dhe kanë vënë shpërblim për kapjen e tij.
/a.r
#Panik #në #SHBA #2vjeçari #vidhet #gabimisht #bashkë #makinën #prindërve