Aktualitet

Tarifat amerikane, Samir Mane shpjegon thjesht si mund të ndikojnë në Shqipëri

Tarifat amerikane kanë krijuar një pështjellim në ekonominë botërore. Menjëherë janë shënuar humbje të mëdha financiare ndërsa shtetet kanë nisur lëvizjet e tyre për negociata.

Koncepti i tarifave dhe cili është ndikimi i tyre mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar, por biznesmeni Samir Mane e zbërthen në emisionin “Opinion” në Tv Klan me fjalë të thjeshta. SHBA po zbaton taksën e reciprocitetit pasi deri tani ka pasur modele të ndryshme mes vendeve.

Në raport me Shqipërinë, ka diçka mjaft interesante: nëse vendet kryesore dhe eksportuese nuk arrijnë të shesin produktet e tyre në SHBA, rënia e çmimeve të tyre në tregun europian do të ndihet edhe në vend.

Blendi Fevziu: Cilat janë problemet që po krijohen me Trump-in? Nuk  po kuptojmë dot, sidomos ne që nuk merremi me ekonominë se çfarë po  ndodh realisht. Çfarë po ndodh me presidencën e Trump?

Samir Mane: Ka  njoftuar tarifat e reja, ekuivalente që do të thotë se në qoftë se unë të vë doganë për këtë ujin 37%, do të merret 37%. 

Blendi Fevziu: Pra po bën një lloj reciprociteti?

Samir Mane: Reciprociteti.

Blendi Fevziu: Po pse deri tani Europa i kishte vënë tarifa të larta SHBA-së dhe SHBA-ja jo Europës? 

Samir Mane: Kanë qenë modele të ndryshme të cilat padyshim jo vetëm Europa, por edhe Amerika, Kina, kanë qenë modele të ndryshme. Kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta sepse konsumatori amerikan do të blejë më lirë, me atë dollarin e vet do të blejë më lirë dhe e vetmja mundësi që të blejë më lirë është që të ketë tarifa të ulëta importi. Ndërkohë kjo ndoshta nuk ndihmon ekonominë amerikane për t’u zgjeruar sepse pse do të më vësh doganë dhe mos të të vë unë si për të thënë. Padyshim që kjo i ka luhatur tregjet.

Blendi Fevziu: Kush e pëson më shumë, Europa apo SHBA?

Samir Mane: Kjo është një pyetje shumë e vështirë, ngelet për t’u parë, nuk ka specialist në planet që ta thotë ekzaktësisht  si shkon.

Blendi Fevziu: Ndërkohë Trump ka vendosur tarifa  për gjithë vendet, Shqipëria ka tarifën më të ulët që  ka aplikuar, 10%.

Samir Mane: Pak eksporte kemi në Shqipëri, më duket se bimët medicinale dhe natyrisht që unë besoj që ka filluar nga sot, por besoj që do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, një negocim i drejtpërdrejtë me secilin shtet të Amerikës, të vë 10%, më vër 10%, ta bëj 0, ma bëj 0. Sot pashë Vietnamin që ishte një nga shtetet. Kjo mund të ketë një ndikim tjetër në tregun shqiptar që për shkak të kapaciteteve të mëdha prodhuese të Lindjes së largët si Kina e Vietnami të cilat prodhojnë shumë për Amerikë dhe në qoftë se këtë sasi që prodhojnë nuk mund ta shesin dot, mund të ulen çmimet e një pjese të madhe të produkteve në tregjet europiane.

Blendi Fevziu: Por gjithmonë jemi në kuadrin e “mund”.

Samir Mane: Mund sepse thashë, këtë nuk di ta kalkulojë asnjeri për momentin. Analizat janë nga më të çuditshmet, dikush thotë do të fitojë Amerika, dikush do të fitojë Europa, por ngelet për t’u parë.

Blendi Fevziu: A do ta çorodisë pak sistemin botëror kjo gjë, të tregtisë?

Samir Mane: E ka bërë me thënë të drejtën. Humbja për 3 ditë e 9.5 trilionë dollarë të tregjeve financiare  padyshim që e ka bërë. Unë besoj që do të fillojë shumë shpejt stabilizimi, sidomos nëse kjo është e vërtetë që të negociojnë me secilin shtet më vete.

#Tarifat #amerikane #Samir #Mane #shpjegon #thjesht #mund #të #ndikojnë #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button