Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putin: S’e di ç’do kishte ndodhur me Kosovën pa mbështetjen tuaj

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, është takuar një ditë më parë (22 prill) me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një vizite disa ditore në Moskë. Takimi u zhvillua në prani të peshkopit të Baçkës, Irinej, dhe peshkopit të Volokolamskut, Antonie, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës Ortodokse Serbe.
Gjatë bisedës, Patriarku Porfirije shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit rus për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Republikës Sërpska, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje për popullin dhe kishën serbe. Ai theksoi se pa këtë mbështetje, Kosova dhe Republika Sërpska do të përballeshin me pasiguri të mëdha. Patriarku shtoi se pa Kosovën dhe Republikën Srpska, populli serb nuk ka të ardhme dhe kërkoi nga presidenti Putin që të vazhdojë të mbështesë pozitat serbe në rajon.
“Populli ynë dhe kisha jonë janë atje. Pa mbështetjen tuaj dhe të Kinës, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me Kosovën,” tha Patriarku Porfirije.
Në përfundim të takimit, Putin shprehu dëshirën që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores, duke nënkuptuar se ky do të jetë takimi i parë i liderëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Ky takim i përvitshëm i lartë diplomatiko-kishtar është një tjetër shenjë e forcimit të lidhjeve mes Serbisë dhe Rusisë, veçanërisht përsa i përket çështjes së Kosovës dhe entiteteve serbe në rajon.
#Patriarku #Kishës #Ortodokse #Serbe #takon #Putin #çdo #kishte #ndodhur #Kosovën #mbështetjen #tuaj
Java News