Aktualitet

“Pashkë në shtëpi”, Dua Lipa prezanton të dashurin me Shqipërinë

Shqipëria, siç është shprehur edhe vetë, është vendi i preferuar i Dua Lipës për të pushuar. Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk humb asnjë rast për të kaluar disa ditë në vendin e saj dhe të prezantojë këdo me rivierën e magjishme të jugut.

Dua është rikthyer në Shqipëri për të kaluar Pashkën në shoqërinë e të dashurit të saj, Callum Turner.

“Pashkë në shtëpi”, shkruan Dua krahas disa fotove duke shijuar rrezet e diellit dhe detin së bashku.


Duket se ajo po i shfrytëzon këto ditë për të pushuar pak para se të vijojë me turneun e “Radical  Optimism“ në Europë.

Edhe pse me një axhendë të ngarkuar, duket se një vajzë si Dua i bën të gjitha duke gjetur edhe pak kohë për të promovuar vendin e saj.



#Pashkë #në #shtëpi #Dua #Lipa #prezanton #të #dashurin #Shqipërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button