Avokati i Pëllumb Gjokës: S’keni parë gjë akoma

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar pasi emri i tij u gjet në përgjimet e aplikacionit Sky, Ylli Manjani ka deklaruar sot pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg Gjokën, se “drejtësia nuk po ushtron një standard të drejtë”.
“Drejtësia nëse do të hetojë le të hetojë, mbajtja në burg gjatë hetimit nuk është standard. Me këtë standard nuk keni parë gjë akoma”, deklaroi avokati Manjani.
Më tej, i pyetur nga gazetarët se kush mund të kërkojë që Pëllumb Gjoka të qëndrojë në burg, Manjani u përgjigj se “nuk bëj teori konspirative”.
“Nuk bëj dot teori konspiracioni, nuk i ushqej dot konspiracionistët me teori. Atë që nuk keni parë akoma është standarti i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Për shkak të këtij standarti shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do bëhet të gjithë në burg”, u shpreh ai për mediat.
#Avokati #Pëllumb #Gjokës #Skeni #parë #gjë #akoma
Lapsi