Aktualitet
U largua nga Drita, Benjamin Agyare mbetet në futbollin kosovar, pritet të transferohet tek klubi i njohur

Mbrojtësi ganez, Benjamin Agyare është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Dritës.
Klubi i Dritës ka njoftuar dje se ka ndarë rrugët me marrëveshje të dyanashme me mbrojtësin qendror.
Burime të ‘ Sport’ mësojnë se futbollisti nuk do të largohet nga futbolli kosovar. Ai do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë tek skuadra e Suharekës.
Agyare ka arritur marrëveshje në parim me ekipin e Suharekës dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, në rast se nuk ndërron diçka në fund.
Kujtojmë se klubi i Suharekës po tenton disa transferime në këtë merkato, pasi duan inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
/ Sport
#largua #nga #Drita #Benjamin #Agyare #mbetet #në #futbollin #kosovar #pritet #të #transferohet #tek #klubi #njohur
gazetablic.com